Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Edlir Tetova gjen “fajtorin” pas barazimit me Laçin: Ndikuan lodhja dhe mungesat, nuk kishim efikasitet

Shkruar nga NEWSPORT
Edlir Tetova gjen “fajtorin” pas barazimit me Laçin: Ndikuan
Edlir Tetova

Edlir Tetova ka folur pas barazimit me Laçin. Rrogozhinasit nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 me kurbinasit, duke marrë kështu vetëm 1 pikë.

Pas sfidës timonieri i kampionëve thekson se pika e marrë në Kurbin nuk është keq, pasi kjo transfertë është shumë e fortë. Ndër të tjera nënvizoi se në ekip po ndikojnë edhe mungesat.

“Lodhja dhe mungesat? Mungesat i kemi patur javë pas jave. Por ajo që më ka prishur punë është se kam patur shumë ndryshime javë pas jave për shkak të mungesave, por sot u ndje lodhja. Lojtarët janë edhe me agjërim.

Duhet të luanim me mbrojtësin e fundit të Laçit. Në pjesën e parë luajtëm mirë edhe në të dytën, por na mungoi efikasiteti. Duhet të qarkullonin topin më shumë që të bënbin atë që kishim përgatitur për Laçin.

Jam i pakënaqur me mënyrën se si pësuam golin. Aliev duhet të punojë më shumë për të qenë në një linjë me pjesën tjetër të skuadrës. Në pjesën e dytë ishim më tepër dhe në ekuilibër, ku fituam disa aksione. Sot duhet të luftonin dhe siç dihet fusha e Laçit është shumë e fortë, 1 pikë nuk është keq.

Alternativat? Ne kemi lëvizur lojtarë, duke bërë rotacion të shumta. Kur një lotjar nuk ka formë, nuk kemi pse i vëmë gishtin. Në një ndeshje mund të ndodhë që të mos jesh në më të mirën. Por mendoj dhe besoj se diferencat janë të vogla”, përfundoi Tetova.

Poll

Lexo gjithashtu