Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

E pësojnë Egnatia dhe Dinamo, java e 10-të “sakaton” ekipet pretendente

Shkruar nga NEWSPORT
E pësojnë Egnatia dhe Dinamo, java e 10-të “sakaton”
Dinamo - Egnatia

Superiorja mbylli javën e 10-të të kampionatit dhe si çdo javë tjetër edhe në atë që u mbyll kishte kartonë të kuq. Këtë javë janë Egnatia dhe Dinamo që e kanë “pësuar” dhe kanë mbetur me nga 10 futbollistë në sfidat e tyre, respektive ndaj Vllaznisë dhe Teutës.

Te rrogozhinasit u ndëshkua me karton të kuq Abdurraman Fangaj, i cili mori të dytin e verdhë në vetëm pak minuta. Lideri i rrogozhinasve la kampionët aktualë me 10 futbollistë që në minutën e 72-të.

Ndërkohë te Dinamo e pësoi Bekim Maliqi. Titullari i dinamovitëve gjithashtu mori kartonin e dytë të verdhë në minutën e 61-të, duke lënë “Blutë” e 10 futbollistë. Për ironi të fatit Egnatia – Vllaznia dhe Dinamo – Teuta përfunduan në barazim. Në Rrogozhinë ndeshja përfundoi mes spektaklit 2-2, ndërsa në Elbasan gjithçka u mbyll në ‘paqe” 0-0.

Si Fangaj ashtu edhe Maliqi do të jenë mungesa të rëndësishme për Edlir Tetovëm dhe Ilir Dajën. Të dy timonierët në kuadër të javës së 11-të të kampionatit do të duhet të bëjnë llogaritë pa shërbimet e tyre.

Siç dihet Egnatia do të duelojë në transfertë me Elbasanin, ndërsa Dinamo gjithashtu do të luajë në transfertë ndaj Vllaznisë.

Poll

Lexo gjithashtu