Oltijon Kërnaja është shkarkuar nga posti i trajnerit që mbante te Partizani. Rezultatet zhgënjyese të javëve të fundit duke e lënë jashtë “Final Four”, kanë detyruar drejtuesit e klubit të kuq të marrin këtë vendim 3 ndeshje para fundit të kampionatit.
Kujtojmë se 37-vjeçari u ul në stolin e Partizanit si trajner i parë, në tetorin që lamë pas. Ai i ka drejtuar “Demat e Kuq” në 28 ndeshje, duke fituar 13, humbur 8 dhe barazuar në 7 të tjera. Ndërkohë që renditja aktuale e Partizanit është vendi i pestë me 45 pikë, po aq sa Dinamo e vendit të katërt.
Ndër të tjera, klubi i kuq ka njoftuar se stafi teknik dhe drejtori sportiv Agim Ibraimi do të marrin në dorë “frerët” e ekipit deri në fund të sezonit. Partizani gjithashti i uron suksese në të ardhmen teknikut tropojan, Oltijon Kërnaja.
