Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

E etiketoi “i paedukatë” trajnerin Edi Martini, “SHPËRTHEJNË” tifozët e Vllaznisë kundër moderatores Hygerta Sako: T’i jepet një mësim kësaj mostre

Shkruar nga NEWSPORT
E etiketoi “i paedukatë” trajnerin Edi Martini,
Edi Martini dhe Hygerta Sako

Fjala “i paedukatë” nga moderatorja sportive Hygerta Sako në emisionin “Super Gol” në RTSH, mbeti “gozhdë në këmbë” për trajnerin Edi Martini, e thënë pas ndeshjes kundër Partizanit, e fituar 2 – 0 nga ekipi shkodran.

Në prononcimin e radhës, pas barazimit 1 – 1 karshi Dinamos, për gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë, Martini nuk ka qendruar në “heshtje”.

“Nëse kjo zonja në fjalë që drejton emisionin nuk kërkon falje, do tërhiqem dhe nuk flas më deri në fund të sezonit. Nuk mund të tallet me njerëz me ngjyrë. Nuk mund të më thotë mua i paedukatë”, fjalët e trajnerit Martinit dhe më pas “timonieri” shkodran u largua nga zona e prononcimeve.

Vetë klubi u Vllaznisë reagoi në rrjete sociale, duke dënuar fjalët e moderatores Sako. Por nuk mbaron me kaq. Në postimin e klubit të Vllaznisë, komentet kanë qenë të shumta.

“Bravo! Kjo femër është kundër Vllaznisë,por edhe gjithë qytetit te Shkodrës. Duhet edhe Bashkia të bashkohet me i dhënë një mësim kësaj mostre”, shkruan një prej komentuesëve. Një tjetër shkruan: “Te bëhet kallëzim në prokurori, duhet të dëmshpërblehet, dëmin moral”.        

E etiketoi “i paedukatë” trajnerin Edi Martini,
Komentet

 

Poll

Lexo gjithashtu