
Partizani siç duket në këtë merkato nuk do t’iu ndahet ish-futbollistëve të Tiranës. Kjo pasi përveç Redon Xhixhës në radarin e tyre ka rënë një tjetër sulmues që në Superiore ka mbajtur veshur fanellën e rivalëve të tyre
Fjala është për Florent Hasanin. Madje sipas shtypit të shkruar bëhet me dije se palët kanë nisur bisedimet mes tyre për rikthimin e ish-golashënuesit në Superiore, por këtë herë të vishet i kuq.
Nëse ky operacion do të realizohet, atëherë “Demat” do të bënin një nga goditjet “big” në merkato, pasi në këtë mënyrë do të përforconin sulmin me një lojtar që e njeh mirë portën e ekipeve shqiptare dhe kampionatin.
27-vjeçari ka lënë gjithçka të hapur për kalimin te rivalët e Tiranës dhe tashmë mes palëve po diskutohet formula e transferimit dhe kushtet financiare. Kujtojmë se Hasani aktualisht ëështë pjesë e FC Rapid Bucuresti në Rumani. Në këtë sezon ka luajtur në 16 ndeshje mes kampionatit dhe Kupës, ku ka arritur të shënojë vetëm 1 gol. Gjithsej ka zbritur në fushë në 626 minuta dhe mbetet të shihet nëse do të rikthehet në kryeqytet apo jo.