Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

E BUJSHME/ Ish ylli i Vllaznisë që u shit 450 mijë euro, talenti shkodran pranë kalimit te rivalët për shkak të pasaportës

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ Ish ylli i Vllaznisë që u shit 450 mijë euro, talenti
Kevin Dodaj

Kevin Dodaj me shumë mundësi do të ndryshojë ambient në këtë merkato të janarit. Sulmuesi shkodran që momentalisht luan me CSKA Sofia në Bullgari, mund të ndryshojë ekip, por jo kampionat.

Sipas mediave bullgare, 20-vjeçari shkodran mund të dërgohet në huazim tek Botev Vratsva. Ai nuk është në planet e trajnerit Hristo Yanev dhe kështu do të kalojë tek rivalët e CSKA Sofia. Vlen të theksohet se ky largim ndodh edhe për shkak të një transferimi që CSKA ka bërë dhe Dodaj, duke qenë pa pasaportë të BE-së, detyron klubin e tij ta largojë.  

Kujtojmë se Kevin Dodaj u shit nga Vllaznia te ekipi nga Sofia për 450 mijë euro. Talenti shkodran ishte një nga pikat kyçe të “kuqebluve” gjatë sezonit të shkuar, duke shkëlqyer me gola e asiste.

Poll

Lexo gjithashtu