Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

E BUJSHME/ E prisnin në Vlorë, por zyrtarizimi i Tefik Osmanit te ish-skuadra është çështje orësh

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ E prisnin në Vlorë, por zyrtarizimi i Tefik Osmanit te
Tefik Osmani

Merkatoja siç tashmë jemi mësuar sjell shumë të papritura. Ditën e djeshme Tirana largoi Agim Ibraimin, me palët që mbyllën bashkëpunimin mes tyre vetëm pas 1 sezoni.

Por duket se bardheblutë tashmë e kanë gjetur drejtorin e ri sportiv. Dhe po është një emër mjaft i njohur në Shqipëri dhe në kryeqytet. Bëhet fjalë për Tefik Osmanin, i cili vetëm pas 2 sezonesh te Vllaznia do të rikthehet sërish te bardheblutë.

Mes Osmanit dhe Refik Halilit është arritur akordi, me palët që kanë gjetur edhe gjuhën e përbashkët për të bashkëpunuar sërish mes tyre. Eksperienca e korçarit bën që në kryeqytet të kenë besim te ndërtimi i skuadrës, aq më tepër që 39-vjeçari e njeh mirë ambientin bardheblu.

Siç dihet prej javësh Osmani ka qenë mjaft i përfolur në Vlorë për të marrë rolin e drejtorit sportiv, por duket se oferta dhe kushtet e ofruara nga Halili kanë bindur korçarin, i cili vendos kështu të rikthehet në kryeqytet.

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga