Superiorja ditën e sotme ka rezervuar dy supersfida shumë të rëndësishme, të cilat janë të vlefshme për javën e 25-të të kampionatit. Takime mjaft interesante që do të luhen në dy orare të ndryshme.
Padiskutim që vëmendjen fillimisht do ta marrë përballja mes Tiranës dhe Teutës. Takim ky i programuar për të startuar në orën 13:30 dhe do të zhvillohet në “Selman Stërmasi”. Bardheblutë do të kërkojnë fitoren e cila do të jetë shumë e rëndësishme për garën e mbijetesës, teksa durrsakët të rikthehen te rezultatet pozitive në kampionat.
Ndërkohë në orën 16:30 do të sfidohen mes tyre Flamurtari dhe Partizani. Takim ky që do të luhet në Vlorë, me vendasit që duan 3 pikët “jetike” për mbijetesën, ndërsa të kuqtë duan fitoren për të kapur “Final – Four”.
NDESHJET:
TIRANA - TEUTA
FLAMURTARI - PARTIZANI
