
Partizani
Partizani ishte i pafat mbrëmë pasi u eliminua nga kualifikueset e Conference League. Megjithatë, “Demat e Kuq” kanë lënë pas humbjen e hidhur në “Air Albania” dhe tashmë janë zhvendosur në sezonin tjetër.
Ditën e sotme është hedhur shorti për sezonin e ri të Kategorisë Superiore. Me një postim në rrjetet sociale, Partizani ka bërë të ditur kalendarin e tyre për nëntë javët e para të kampionatit.
Ndeshjen e parë “Demat” e zhvillojnë ndaj Vorës në shtëpi, po ashtu edhe të dytën ku presin Teutën. Derbi i kryeqytetit ndaj Tiranës është programuar në javën e 6-të, ndërsa në javën e fundit të fazës së parë përballen në derbin tjetër ndaj Dinamos në transfertë.
Poll