
Trajneri i Vorës Arjan Bellai është shprehur i lumtur për fitoren e ekipit të tijë ndaj Flamurtarit, por i ka kërkuar grupit të jetë më këmbë në tokë: “Dua të përgëzojë ekipin për atë që dhanë në fushë. I dinimi pikat e dobëta dhe forta të Flamurtarit. E dinimi nga krahu i majtë dhe i djathë se si punonte Vlora, por kemi punuar te 4-4-2. Nuk e prisnim që ata të fillonin me 4-3-3.
U munduam të sakrifikonim Bardhin dhe Karricën. Ia bëm më të vështrirë Flamurtarit me 1 kundër 1. Jemi një ekip i ri. Më shumë çunat luajnë me shpirt. Jemi përmirësuar disi. Kur shënojmë gol, duam të menaxhojmë lojën. E thashë, jemi ekipi i ri.
Ne e mbështesim lojën drejt liderave të ekipit. U detyruam të bëninm ndërrim e Felipes. Përultësia është puna e trajnerit. Nga e hënë në të dielë duhet të jemi më këmbë në tokë.
Nëse mendojmë se jemi Milani apo Manchester City, shumë shpejtë do të jemi në fund ta tabelës. I rrit vlerat vetes duke punuar. Duhet të mbajmë futbollistë me këmbë në tokë. Janë ëuna të rinj, duhete të mbajmë euforinë”.