
Teuta
Teuta e nisi sezonin e ri në Superiore jo me rezultatin më të mirë të mundshëm, pasi barazoi me Partizanin në transfertë pa gola. Ekipi durrsak do të rikthehet në fushën e lojës pas katër ditësh.
Të premten më datë 5 shtator, Teuta do të presë ekipin e Dinamos për të zhvilluar sfidën e javës së prapambetur.
“Ekipi i është rikthyer sot përgatitjeve në kuadër të ndeshjes së ardhshme së Abissnet Superiore ndaj Dinamo City-t.”, shkruan Teuta në rrjetet sociale.
Takimi mes durrsakëve dhe kryeqytetasve ishte programuar të zhvillohej më 24 gusht, por për shkak të angazhimeve të Dinamos në Europë, takimi u shtye për në datën 5 shtator.
Poll