Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Kombëtarja? Gjithçka vendoset në Andorrë”, Gentian Selmani zbulon “sekretet” e Teutës: Premiot nuk mungojnë

Shkruar nga NEWSPORT
“Kombëtarja? Gjithçka vendoset në Andorrë”,
Gentian Selmani

Gentian Selmani ka folur së fundmi për Teutën dhe ecurinë e ekipit durrsak në Superiore. Në një prononcim të dhënë për “Euronews Albania”, gardiani i “Djemve të Detit”, është ndalur edhe te Kombëtarja shqiptare, fitorja në Serbi, por edhe “finalet” që do të luhen në muajin nëntor.

“Ne punojmë shumë, është meritë e ekipit, mbrohemi dhe sulmojmë bashkë. Puna e mirë që po bëjmë me trajnerin dhe harmonia e ekipit po sjell rezultate të mira. Te Tirana kam pasur një situatë ku isha një vit pa luajtur më pas një rikthim, jo më i miri i mundshmi, por një rikthim nga ku akoma po mësoj dhe po e analizoj se çfarë kam gabuar.

Tifozët janë afruar nga ndeshjet e mira dhe rezultatet, në Durrës kemi bërë gjithmonë ndeshje të mira këtë sezon. Dobi, trajneri ynë ka një mentalitet europian, punon shumë edhe nga ana psikologjike.

Premiot? Nuk kanë munguar nga presidenca, por nuk është ky qëllimi dhe vëmendja jonë, ne bëjmë ndeshjen, kur fitojmë mund të vijë premio, por gjithë fokusi ynë është te ndeshja.

Fitorja e Shqipërisë me Serbinë? Në Andorrë do vendoset gjithçka, urojmë që të fitojmë aty dhe të marrim vendin e dytë, kam folur me çunat dhe i kam uruar”, ka thënë portieri i Teutës, Gentian Selmani.

Poll

Lexo gjithashtu