Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

45 minuta joshëse ndaj Flamurtarit dhe një barazim “hekurash” ndaj Dinamos, Kërnaja dhe Tetova përballë së shkuarës dhe së tashmës

Shkruar nga NEWSPORT
45 minuta joshëse ndaj Flamurtarit dhe një barazim
Edlir Tetova dhe Oltijon Kërnaja

Të shtunën, Egnatia do të luajë kundër Partizanit, ndeshje e vlefshme për javën e 8-të të Superiores. Një përballje që pritet me interes nga të dy kampet respektive e veçanërisht nga të dy tifozëritë. Rrogozhinasit, kampionët në fuqi do të tentojnë të bëjnë maksimumin për të marrë më të mirën nga ky duel I programuar të zhvillohet të shtunën në orën 17:00.

E ndërsa skuadra e Tetovës ka stofin e kampionit, kryeqytetasit e trajnerit Oltijon Kërnaja do të tentojnë më të mirën për të marrë triumfin e dytë nën drejtimin e tropojanit. Një duel që në nisje të Superiores ishte ideuar si ndeshja e titullit, por ulje-ngritjet në kampin e kuq, kanë shndërruar totalisht situatën.

Forma relativisht e mirë e treguar në pjesën e dytë kundër Flamurtarit mund të sjellë spektakël të shtunën, por edhe Egnatia e Rrogozhinës ishte fantastike në barazimin pa gola kundër Dinamos. E ndërsa Tetova, tanimë me stofin e kampionit rresht, do të provojë të shkojë drejt trofeut të radhës, përballë ka një trajner të ri për Superioren, si Oltijon Kërnaja. Përvoja s’I mungon në kategoritë inferior. Por, a është gati të ndalë furinë e gjelbër? Këtë do ta shohim të shtunën, në orën 17:00.

Poll

Lexo gjithashtu