Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

DISIPLINA/ Gjobitet vetëm një ekip i Superiores, “lumë” dënimesh në Kategorinë e Parë, e pëson trajneri (VENDIMET)

Shkruar nga NEWSPORT
DISIPLINA/ Gjobitet vetëm një ekip i Superiores,
Disiplina

Ditën e sotme Komisioni i Etikës dhe Disiplinës pranë FSHF ka marrë vendimet për javën e fundit futbollistike. Këto vendime janë marrë që nga klubet e Superiores, Kategoria e Parë e deri te futbolli i moshave.

Për sjellje të gabuar të tifozëve janë gjobitur me nga 50 mijë lekë të reja, Bylis, Iliria dhe Apolonia. Ndërkohë që trajneri i këtyre të fundit është pezulluar me dy ndeshje. Edhe Luftëtari është gjobitur prej tifozëve, me plotë 100 mijë lekë të reja.

VENDIMET:

FK Bylis, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
AF Luftëtari, për sjellje të gabuar të spektatorëve në mënyrë të përsëritur, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të neneve 17/2/b dhe 33 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
KF Iliria, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
FK Apolonia, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
Zyrtari i FK Apolonia, Marko Jovanovic, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Zyrtari i KF Shkumbini, Marsel Sula, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i FK Partizani B, Oresti Rifa, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i FC Dinamo City U-19, Skënder Meta, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
FC Pepa U-15, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së mos marrjes së masave për zbatimin e rregullave të lojës duke shkaktuar vonesa, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe Rregulloret e FSHF.
Zyrtari i FC Pepa U-15, Lorenc Pasha, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i FC Pepa U-15, Luis Bicja, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i FK Tomori U-19, Amarildo Kanani, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i Rinia EL U-19, Driand Dushku, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Antigonea 9×9, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar akte dhune dhe braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Sunday League, kundër Barrikada 9×9, në bazë të neneve 16/1 dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/f të KDE, gjoba të aplikohet në masën 10%.
FC Pepa U-13, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme të Kampionatit Kombëtar Elite U-14 kundër KF Pogradeci U-13, në bazë të neneve 19/2 dhe 19/4/a të KDE, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.
Astiri D U-11, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të kampionatit Kategoria e Dytë U-11, Zona Rajonale Tiranë, kundër Djekom U-11, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
Zyrtari i Astiri D U-11, Endri Kembaci, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Zyrtari i Selaci Junior U-15, Sokol Selaci, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.


Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

Poll

Lexo gjithashtu