Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

E PAPRITUR! Iu gjetën 250 mijë euro në shtëpi, arrestohet arbitri

Shkruar nga NEWSPORT
E PAPRITUR! Iu gjetën 250 mijë euro në shtëpi, arrestohet
Foto ilustruese/ arrestim

Një hetim ndërkombëtar ka çuar në arrestimin e gjyqtarit të njohur serb të basketbollit, Uros Nikolic, një zhvillim që është konfirmuar edhe nga autoritetet zyrtare.

Sipas mediave serbe, ai është ndaluar si pjesë e një operacioni të gjerë që ka përfshirë disa shtete dhe ka rezultuar me dhjetë arrestime.

E PAPRITUR! Iu gjetën 250 mijë euro në shtëpi, arrestohet
Uros Nikolic

Gjatë kontrollit në banesën e tij, hetuesit kanë sekuestruar rreth 250 mijë euro, që dyshohet se janë përfituar nga aktivitete të paligjshme. Hetimi po vijon për të zbuluar rolin e saktë të gjyqtarit në këtë rrjet kriminal ndërkombëtar.

Nikolic është një nga figurat më të njohura të arbitrimit në basketbollin serb dhe europian, pasi ka gjykuar rregullisht në fazat finale të Euroligës.

Në këtë sezon ai kishte drejtuar katër ndeshje të rëndësishme, përfshirë përballjet Panathinaikos - Bayern, Real Madrid - Olympiacos, Hapoel Tel Aviv - Maccabi Tel Aviv dhe Dubai Basketball - Bayern Munich.

Poll

Lexo gjithashtu