Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Do të tentojnë qëndrimin në elitë, KALENDAR “ferri” për Flamurtarin në 3 javët e ardhshme

Shkruar nga NEWSPORT
Do të tentojnë qëndrimin në elitë, KALENDAR
Flamurtari

Flamurtari nuk po kalon aspak një moment të mirë në kampionat. Kuqezinjtë janë të fundit në renditje, ku pas 26 javësh kanë ngrumbulluar vetëm 21 pikë, po aq sa Tirana e parafundit.

Tashmë në stolin e vlonjatëve janë dyshja Andi Ribaj dhe Ledio Liçaj, të cilat kanë marrë përsipër përgjegjësinë e “shpëtimit” të Flamurtarit pas largimit të Francesco Morieros. Por për fatin e tyre të keq kalendari i 3 javëve të ardhshme është kundër tyre.

Kjo pasi do të përballen me ekipe si Vllaznia dhe Elbasani në shtëpi dhe në transfertë ndaj Bylisit. Duele shumë të rëndësishme, ku kuqezinjtë nuk kanë rrugë tjetër veçse fitores në mënyrë që të mbeten në garë për të qëndruar në elitë deri në fud.

Në të kundërt çdo hap “fals” i tyre do t’u kushtonte shumë për qëndrimin në elitë.

Poll

Lexo gjithashtu