Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Do të sfidojnë Partizanin, kampionët pa një titullar drejt Tiranës

Shkruar nga NEWSPORT
Do të sfidojnë Partizanin, kampionët pa një titullar drejt
Arbenit Xhemajli

Egnatia do të luajë në një transfertë të vështirë ditën e shtunë. Kampionët aktualë do të përballen me Partizanin në kuadër të javës së 8-të të Superiores.

Takim që do të luhert në “Arenën e Demave” në orën 17:00. Edlir tetova dhe “djemtë” e tij do të synojnë fitoren për të mbajtur hapin e Vllaznisë kryesuese, por nuk do ta kenë aspak të lehtë përballë një Partizani të “uritur”.

Por jo vetëm kaq, pasi Tetova përballen edhe me disa mungesa. Drejt Tiranës do të udhëtojë pa shërbimet e Arbenit Xhemajlit, i cili siç dihet u ndëshkua me karton të kuq në sfidën me Dinamon.

Mungesa e tij bën me “dhimbje koke” Tetovën, i cili nëpërmjet seancave stërvitore do të vendosë edhe për zëvendësuesin e qendërmbrojtësit.

Kujtojmë se aktualisht Egnatia ndodhet në vendin e 2-të me 1 pikë, 2 më pak se Vllaznia kryesuese. Ndërkohë kanë 3 më shumë se Teuta e vendit të 3-të.

Poll

Lexo gjithashtu