
Vora – Flamurtari është një tjetër duel i javës së 4-të të Superiores. takim që është parashikuar të luhet ditën e nesërme në stadiumin e Laçit në orën 16:00.
Një duel i cili rikthehet pas disa muajsh, teksa të dyja skuadrat në këtë sezon siguruan ngjitjen në Superiore. Aktualisht në renditje ekipet kanë vetëm 2 pikë diferencë, me Vorën që ndodhet në vendin e 6-të me 4 pikë, ndërsa Flamurtari ndodhet i 8-ti në klasifikim.
Për këtë takim mjaft interesant, Vora ka nxjerr në shitje edhe biletat. Çmime mjaft të përballueshme për tifozët, teksa çmimi i nj ëbilete në tribunën VIp kushton vetëm 500 lekë.
Ndërkohë në tribunën përballë një biletë kushton 300 lekë dhe në tribunë e tifoëve miq, një biletë ka çmimin e 500 lekëve.
View this post on Instagram