Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Do të sfidohen në “Selman Stërmasi”, por Dinamo – Flamurtari rrezikon të luhet në errësirë

Shkruar nga NEWSPORT
Do të sfidohen në “Selman Stërmasi”, por Dinamo
Selman Stermasi

Dinamo – Flamurtari është një nga sfidat më të veçanta në kuadër të javës së 6-të të Superiores. Kjo sfidë i vë përballë ekipet sërish në Superiore pas 13 vitesh dhe do të luftojnë për 3 pikët e radhës.

Dinamovitët në shtëpinë e tyre, “Selman Stërmasi” do të tentojnë vazhdimësinë. Por nga ana tjetër vlonjatët do të luftojnë për fitoren e parë sezonale pas rikthimit në elitë.

Një duel ky që është programuar të zhvillohet ditën e shtunë në orën 15:30, një orar jo shum ëi zakonshëm, nëse marrim parasysh oraret e sfidave të tjera. Por siç dihet në stadiumin “Selman Stërmasi” nuk funksionon siç duhet sistemi i ndriqimit.

Kjo rrezikon që sfida të luhen në “errësirë”. Me shumë gjasa pjesa e dytë do të zhvillohet në këto kushte, pasi nëse marrim parasysh edhe kushtet e motit, që të shtunën pritet të ketë reshje shiu, bën që të errësohet më herët dhe me shumë gjasa pjesa e dytë e takimit mund t’iu shkaktojë “dhimbje koke” futbollistëve dhe stafeve përkatëse, pasi do ta kenë më të vështirë për të luajtur.

Poll

Lexo gjithashtu