
Vllaznia - Vora
Vllaznia – Vora është një tjetër duel i javës së 5-të të kampionatit. Takim që do të luhet ditën e dielë në orën 19:00 në “Loro Boriçi”.
Për herë të parë në histori do të sfidohen mes tyre Vllaznia dhe Vora, një përballje që premteon të jetë e luftuar dhe mjaft emocionuese. Për ëktë drejtuesit shkodranë kanë nxjerrë në shitje edhe biletat.
Gjithashtu kanë bërë të ditur edhe çmimet e tyre. Kështu për të parë ndeshjen nga tribuna C, një biletë kushton vetëm 200 lekë, ndërsa në tribunën E një biletë e ka vlerën e 500 lekë. Ndërkohë në tribunën D, një biletë kshton 400 lekë dhe në tribunat A –B, një biletë kap vlerën e 1000 lekë. Nga ana tjetër, tek tribuna VIP një biletë kushton 1500 lekë.
View this post on Instagram
Poll