Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Disiplina "i shkul veshin" Edi Martinit pas bojkoteve, "masakrohen" me gjoba dy klubet e Superiores (VENDIMET)

Shkruar nga NEWSPORT
Disiplina "i shkul veshin" Edi Martinit pas bojkoteve,
Edi Martini, Elbasani dhe Vllaznia

Janë shpallur sot vendimet e Komisionit të Etikës dhe Disiplinës pranë FSHF-së, lidhur me atë se çfarë ndodhi gjatë javës së 32-të në Abissnet Superiore.

Kështu, dy kubet si Vllaznia dhe Elbasani janë ndëshkuar për sjelljet josportive të tifozerisë në dy ndeshjet e fundit, duke u gjobitur secila me vlerën e 100 mijë lekëve të rinj. 

Po ashtu, në radhët e kryesueseve të kampionatit, pas dy bojkotimeve radhazi për të mos respektuar detyrimin për prononcimet pas ndeshjeve për mediat, shkodranët kanë marrë një paralajmërim të fortë se në rast se kjo sjellje do të përsëritet në vazhdim, do të jenë subjekt i një mase të rëndë disiplinore. 

VENDIMET:

"AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës duke rrezikuar sigurisë e zyrtarëve dhe lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. 
KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës dhe duke përdorur kore fyese në drejtim të lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/e të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. 
Për mosrespektimin e detyrimit për daljen e zyrtarëve në intervistën pas ndeshjes, në kundërshtim me nenin 77 të Rregullores së Aktivitetit, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, Klubi i Futbollit Vllaznia paralajmërohet se në rast përsëritjeje të kësaj shkeljeje apo të çdo shkeljeje tjetër të ngjashme të detyrimeve mediatike, do të jetë subjekt i masave disiplinore të parashikuara nga Kodi i Disiplinës dhe Etikës si dhe Rregulloret e FSHF. 

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit"

Poll

Lexo gjithashtu