Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Disa media abuzuan”, ish-ylli i Tiranës plas të VËRTETËN pas largimit nga bardheblutë: Jam unë që e ndërpreva kontratën, ju tregoj arsyet

Shkruar nga NEWSPORT
“Disa media abuzuan”, ish-ylli i Tiranës plas të
Kleandro Lleshi

Kleandro Lleshi njoftoi një ditë më parë largimin nga Tirana, vendim për të cilin zgjodhi që të qëndrojë i rezervuar për të mos dhënë më shumë detaje.

Mirëpo, duket se zhvillimet në media kanë shkaktuar mërzi tek futbollisti i cili ka ndryshuar mendje duke reaguar sërish në profilin e tij për të shuar njëherë e mirë polemikat që qarkulluan sa i përket arsyeve pse tashmë ishi-bardheblu shkoi deri në ndërprerje të kontratës me kryeqytetasit.

SHKRIMI I PLOTË

“Sqarim: Për etikë profesionale kisha vendosur mos të prononcohesha për ndërprerjen e kontratës me KF Tirana, por duke qenë se disa media po abuzojnë, e ndjej t’u sqaroj: Jam unë që kam ndërprerë kontratën, për shkak të mosrespektimit të kushteve të kontratës nga ana e KF Tiranës, kam ndjekur të gjitha procedurat siç parashikon ligji në të tilla raste. Faleminderit për mirëkuptimin”, shkruan Lleshi.

“Disa media abuzuan”, ish-ylli i Tiranës plas të
Reagimi në Instagram i Kleandro Lleshit

 

Poll

Lexo gjithashtu