KF Tirana
Kleandro Lleshi nuk do të jetë më pjesë e ekipit të Tiranës. Qendërmbrojtësi 26-vjeçar dhe klubi bardheblu kanë vendosur që t’i japin fund bashkëpunimit mes tyre.
Kujtojmë se lideri i mbrojtjes bardheblu dhe klubi kryeqytetas ishin në gjyq për shkak pagash të padhëna. Ndërsa sot, vetë Lleshi ka njoftuar largimin me anë të një postimi në rrjetet sociale.
“Faleminderit KF Tirana”, shkruan 26-vjeçari. Kujtojmë se Lleshi u bashkua me Tiranën në korrik të vitit 2025, pasi mbylli aventurën me Laçin, pas rënies së kurbinasve në Kategorinë e Parë.
View this post on Instagram
Poll

