
Tre ekipet shqiptare, Egnatia, Dinamo dhe Vllaznia bënë një mbrëmje të mrekullueshme dje. Të treja ekipet e Superiores arritën të triumfonin në ndeshjet e tyre përkatëse në turin e dytë të Conference League.
Tepër i kënaqur nga fitoret e tre ekipeve shqiptare ka mbetur padyshim edhe Armand Duka. Presidenti i FSHF-së ka reaguar në rrjetet e tij sociale duke shprehur inkurajim dhe motivim për të treja ekipet.
“Urime Dinamo City, Vllazni dhe Egnatia!
Triumfi në ndeshjet e para të turit të dytë kualifikues të UEFA Conference League është mjaft pozitiv për tre ekipet tona dhe për futbollin shqiptar.
Gjithsesi, asgjë nuk ka mbaruar, duhet i njëjti përqendrim për të vazhduar më tej në raundin tjetër të Conference League.
Këto fitore janë motivim për të tria ekipet, që fillimin e kishin të mbarë dhe tani presim të përmbyllin me sukses objektivin për t'u kualifikuar.”, shkruan Armand Duka.
View this post on Instagram