
Egnatia - Vllaznia
Egnatia – Vllaznia është një nga duelet më interesante dhe mjaft e luftuar e javës së 31-të të Superirores. Takim që do të luhet ditën e enjte në orën 20:00 në “Enatia Arena”.
Një duel direkt mes ekipeve që kërkojnë titullin në këtë sezon. Një duel pretendentësh që premton të jetë majft i luftuar dhe emociounues.
Diçka të tillë e thonë edhe statistikat e këtij sezoni në duelet direkte të këtij sezoni. Kështu në 3 duelet e fazave të kaluara, Egnatia dhe Vllaznia kanë mes tyre nga një fitore dhe një barazim.
Sfida e së enjtes mes tyre do të jetë për avantazhin në statistikat e këtij sezoni. Ndërkohë sa i takon renditjes, rrogozhinasit kryesojnë me 54 pikë, ndërsa shkodranët ndodhen të 3-tët me 50 pikë.
Poll