Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Dhëmbë për dhëmbë” për biletën e finales, Edlir Tetova dhe Skënder Gega kanë gati 11-shen titullare (FORMACIONET E MUNDSHME)

Shkruar nga NEWSPORT
“Dhëmbë për dhëmbë” për biletën e
Partizani - Egnatia

Në orën 20:00 e gjithë vëmendja e tifozëve shqiptarë do të jetë në “Arenën Kombëtare”, aty ku do të luhet gjysmëfinalja e dytë e “Final – Four”. Përballje kjo shumë e rëndësishme për skuadrat që synojnë edhe titullin.

Rrogozhinasit vijnë në këtë ndeshje pak më shumë të lodhur, pasi në mesjavë sfiduan Dinamon në finalen e Kupës, ku fatkeqësisht u mposhtën pas “ruletës ruse”, me dinamovitët që fituan trofeun. Por pavarësisht kësaj, Edlir Tetova ka gati ekipin dhe tashmë në “kokë” ka bërë gati edhe 11-shen e tij tutullare.

Ndërkohë nga krahu tjetër Skënder Gega ka patu më shumë kohë në dispozicion për të përgatitur këtë përballje. Fatmirësisht edhe trajneri tropojanë do të jetë gati ekipin, ndërsa tashmë ka “fiksuar” edhe titullarët.

Formacionet e mundshme:

Egnatia: Dajsinani, Alijev, Sota, Xhemajli, Fangaj, Aleksi, Fernando, Lushkja, Ujka, Zejnullai, Bakajoko. Trajner: Edlir Tetova.

Partizani: Qirko, Bytyçi, Preka, Domgjoni, Buxhelaj, Kote, Sembene, Mehmeti, Keko, Bintsouka, Eleke. Trajner: Skender Gega.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga