Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Dështimi në finalen e titullit “ha” të tjera “koka”, pas Brdaric dhe Osmanit vjen largimi i radhës nga Vllaznia

Shkruar nga NEWSPORT
Dështimi në finalen e titullit “ha” të tjera
Amir Kahrimanovic

Dështimi për të çuar në Shkodër titullin kampion pas 24 vitesh ka zhgënjyer të gjithë tifozët. kjo solli edhe largimin e drejtorit sportiv, Tefik Osmanit dhe atë të trajnerit, Thomas Bardaric.

Sigurisht që nuk do të jenë të vetmit, pasi te shkodranët pritet një revolucion i vërtetë. Kështu pas Brdariç dhe Osmanit, i radhës që largohet nga kuqeblutë është Amir Kahrimanovic.

Mesfushori që luajti në 31 ndeshje me Vllazninë në këtë sezon, mundi të shënonte vetëm 2 gola dhe dhuroi edhe 6 asiste. Siç dihet shkodranët kanë nisur pushimet dhe ish-i i Erzenit është larguar përfundimisht nga Shkodra, duke u zhvendosur e nga banesa e tij dhe tashmë nuk pritet më rikthimi te kuqeblutë.

Zyrtarizimi i kësaj lëvizje pritet të bëhet në ditët në vazhdim, me Kahrimanovic që pritet të pasohet nga të tjerë futbollistë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga