Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Dejvi Bregu e ka me Ilir Dajën, mesazh i qartë pas fitores në derbi

Shkruar nga NEWSPORT
Dejvi Bregu e ka me Ilir Dajën, mesazh i qartë pas fitores në
Fotomontazh/ Ilir Daja - Dejvi Bregu

Mbrëmjen e djeshme, Dinamo fitoi përballë Partizanit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 9-të të Superiores. Derbi, i cili u zhvillua në stadiumin “Elbasan Arena”, përfundoi 2-0.

Dejvi Bregu ishte një nga protagonistët absolutë, duke asistuar në golin e dytë, të cilin e shënoi Neziri. Ndërkohë që sulmuesi vlonjat fitoi edhe çmimin prestigjioz “Lojtari i Ndeshjes”.

Megjithatë, Bregu i dërgoi një “sms” të qartë Ilir Dajës pas triumfit në derbi. Sulmuesi në mënyrë të “tërthortë” shprehu dëshirën që të luajë në krahun e majtë, pavarësisht se ndër të tjera tha se luaj “ku t’i nevojitem” trajnerit.

“Ku ndihem më mirë? U bënë vite që luaj në krahun e majtë dhe duke pasur parasysh karakteristikat e lojtarëve që kemi, ndihem mirë”, u shpreh Bregu, duke i treguar qartë Ilir Dajës, që dëshiron të luajë në krahun e majtë.

 

Poll

Lexo gjithashtu