Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Bombat që do na shpërthejë ky!” Sinan Idrizi thyen heshtjen, FLET për përjashtimin e kapitenit Trashi: Zotërisë do ia dërgoj tek shtëpia... sonte merrni përgjigjen

Shkruar nga NEWSPORT
“Bombat që do na shpërthejë ky!” Sinan Idrizi thyen
Sinan Idrizi dhe Lorenc Trashi

Çështja e Lorenc Trashit me klubin e Flamurtarit vazhdon të jetë “kryefjalë” e ditëve të fundit në futbollin shqiptar. Pas përjashtimit të kapitenit Trashi nga ekipi vlonjat, pikërisht nga presidenti Sinan Idrizi, ky i fundit ka folur për herë të parë.

Në një lidhje direkte me “Shqipëria Live” në TopChannel, kreu i klubit vlonjat tha se sonte në darkë Flamurtari do të japë përgjigje për gjithçka, përsa i përket kësaj situate. Ndër të tjera, Idrizi thotë se do ia dërgojë përjashtimin me shkrim, ashtu siç e ka kërkuar.

Madje, presidenti i klubit vlonjat ironizon edhe “bombat” që Trashi paralajmëroi disa ditë më parë që do të shpërthente mbi këtë situatë përjashtimi me akzuat për trukim ndeshje.

“Sot do ta marrë vesh zyrtarisht ai me shkrim, edhe adresën e shtëpisë me postë elektronike ia çoj unë me shkrim, meqë e dashka me shkrim ai zotëria. Vendimin do ta kemi sot zyrtarisht, klubi i Flamurtarit është një klub serioz, nuk funksionon në bazë të thashehemeve të shtypi, kafeneve, fejsbukistëve. Është një klub që përpiqet të mbajë përsipër të gjitha përgjegjësitë. Siç i është përgjigjur çdo lojtari, për çfarëdo lloji halli familjar, përfshirë edhe zotin Trashi.

Kur kanë trokitur te klubi dhe presidenti... është një klub që mban dhe kërkon përgjegjësi për çdo gjë. Dhe çfarëdo lloji përgjegjësia, me shkrim ia përsëris këtij djaloshi që do na tregojë bombat që do shpërthejë ky, ky djalosh, ai do ta marrë me shkrim. Do të ketë një përgjigje shumë të detajuar sonte në darkë ai djalë. Kontrata aktuale me Trashin? Do ta merrni sot në darkë përgjigjen”, tha Sinan Idrizi.

Poll

Lexo gjithashtu