Ndeshja e tretë e Grupit E midis Ekuadorit dhe Gjermanisë u mbyll me fitoren e Ekuadorit. Sfida e luajtur në stadiumin “MetLife Stadium” në New York përfundoi në shifrat 2-1.
Sfida nisi shumë shpejt me golin e Leroy Sane që në minutën e 2-të. Ekuadorianët nuk vonuan shumë dhe gjetën golin e barazimit me sulmuesin Nilson Angulo në minutën e 9-të. Pjesa e parë u mbyll në barazim me të dyja ekipet që u drejtohen dhomave të zhveshjes. Pjesa e dytë e takimit ishte më kërkuse nga ana e amerikano latinëv, të cilët gjetën golin me anë të një goditje këndi ku u tregua i saktë me kokë sulmuesi Gonzalo Plata.
Amerikano latinët e mbyllin në vendin e tretë dhe sigurojnë kualifikimin, ndërsa gjermanët marrin humbjen e parë në botëror.
Goli i Leroi Sane (Ekuador 0-1 Gjermani)
Goli i Nilson Angulo (Ekuador 1-1 Gjermani)
Goli i Gonzalo Plata (Ekuador 2-1 Gjermani)
