Vllaznia e dëshmoi qartë se nuk ka gabuar në momentin që vendosi të rikthejë Herald Markun në Shkodër, këtë sesion të merkatos. Shkodranët fituan thellë miqësoren përballë NK Rudes me rezultatin 6-3 dhe dy prej golave i shënoi pikërisht mesfushori me tipare sulmuese, duke konfirmuar se drejtuesit e klubit kuqeblu kanë qëlluar në shenjë me afrimin e tij.
Edhe pse dopieta e tij personale vleu vetëm në kuadrin e miqësores, Marku konfirmon potencialin e tij dhe vlerat e çmuara që i zotëron, çfarë pohon edhe nuhatjen e tij të frikshme për golin edhe pse nuk është një sulmues i mirëfilltë.
Në këtë mënyrë, 30-vjeçari, jo vetëm jep mesazhe kundrejt rivalëve për “shkëndijat” e para prag sezonit të ri, por njëkohësisht i jep besimin e duhur trajnerit Edi Martini për ambiciet e një projekti fitues për edicionin futbollistik 2026/27.

