Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

E BUJSHME/ “Jam në pritje!” Lorenc Trashi i “PLAS BOMBËN” Sinan Idrizit pas përjashtimit: Do të shkoj...

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ “Jam në pritje!” Lorenc Trashi i “PLAS
Sinan Idrizi dhe Lorenc Trashi

Lorenc Trashi është kryefjala e këtyre ditëve në “Abissnet Superiore”. Kjo për shkak se pas penalltisë së shkaktuar në humbjen 2-1 të Flamurtarit përballë Bylisit, Trashi u përjashtua nga presidenti Sinan Idrizi me akuzën për “shitje ndeshje”.

Dje, qarkulloi lajmi se kapiteni i ekipit vlonjat ishte shprehur se kur do të flasë do të ketë “bomba”. Ndërsa së fundmi, mbrojtësi anësor ka reaguar përsëri, por kësaj here për “Top Channel”.

Ish-mbrojtësi i Partizanit tha se po pret përjashtimin nga ekipi me dokument zyrtar, por paralajmëron hapa pasardhës juridikë. Ndër të tjera, Trashi thotë se reagimin e plotë do ta bëjë në një moment të dytë, por thekson se do të shkojë në gjyq, për të nisur hetim mbi akuzat ndaj tij. 

“Për momentin, nuk do të komentoj më gjatë. Po pres të marr përjashtimin apo shkarkimin me dokument zyrtar nga ana e klubit. Dua të ndaj rrugët zyrtarisht me klubin dhe më pas do të vijoj me hapat e tjerë juridikë. Çështja do të shkojë në gjyq për akuzat e ngritura ndaj meje. Për këtë arsye, nuk do të komentoj më tej në këtë fazë. Versionin tim të plotë dhe rrëfimin për atë çka ka ndodhur realisht do ta bëj publik në një moment të dytë, kur gjithçka të jetë zyrtarizuar”, tha Lorenc Trashi.

Poll

Lexo gjithashtu