Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Blindohet” sfida mes Elbasanit dhe Vorës, njihuni me ARBITRAT që do të gjykojnë (EMRAT)

Shkruar nga NEWSPORT
“Blindohet” sfida mes Elbasanit dhe Vorës, njihuni me ARBITRAT
Fotomontazh / Arbitrat - Superiore

Elbasani dhe Vora do të përballen ditën e sotme në kuadër të javës së 25-të të “Abissnet Superiore”. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin e Vorës do të nisë në orën 13:30.

Tashmë FSHF ka vendosur edhe për grupin e arbitrave që do të vendosin drejtësi në këtë sfidë. Kryesor do të jetë Kreshnik Barjamaj, ndërsa asistentët e tij do të jenë Denis Rexha dhe Xhuljo Mani.

Në rolin e arbitrit të katërt është emëruar Daniel Vrapi. Ndërkohë që nga dhoma e VAR-it në ndihmë të Barjamajt do të vijnë Eldorjan Hamiti dhe asistenti i tij, Ermis Çelaj.

Arbitër kryesor: Kreshnik Barjamaj
Asistent 1: Denis Rexha
Asistent 2: Xhuljo Mani
Arbitër i 4: Daniel Vrapi
VAR:Eldorjan Hamiti
aVAR: Ermis Çelaj

Poll

Lexo gjithashtu