
Egnatia do të luajë ndaj Breidablik më 8 korrik. Duel ky i vlefshëm për raundin e parë të Champions League, me rrogozhinasit që do të tentojnë ta nisin me këmbën e mbarë.
Kampionët do të presin Islandezët në shtëpi dhe tifozët do të jenë arma plus e rrogozhinasve. Klubi prej ditësh ka nxjerrë në shitje biletat, teksa shitja e tyre po ecën me ritme të shpejta.
Pikërisht për këtë drejtuesit kanë bërë sërish një tjetër njoftim, ku iu bëjnë thirrje tifozëve të jenë sa më të shumtë në numër dhe të mbështesin ekipin. Gjithashtu biletat të mos i lënë për në moment të fundit.
“-NJOFTIM-
Në tribunën E (karshi), shitje e biletave po ecën me ritme të shpejta dhe është drejt shitjes së plotë, ndaj i bëjmë thirrje tifozëve të mos e lënë për në momentin e fundit.
Biletat mund t'i merrni te biletaria e stadiumit cdo dite nga ora 09:00”, shkrun klubi.
View this post on Instagram