Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Barazimi ishte si humbje për ne, e kishim lojën në dorën tonë”, Irgi Kasalla PARALAJMËRON largimin: Më pëlqen një ekip…

Shkruar nga NEWSPORT
“Barazimi ishte si humbje për ne, e kishim lojën në
Irgi Kasalla

Mesfushori me tipare ofensive Irgi Kasalla, u vlerësua me çmimin “Lojtari i Ndeshjes” në sfidën Vora – Partizani, e përfunduar 2 – 2, java e 28-të e Superiores. Pas këtij dueli, Kasalla foli për mediat, ndërsa e la të hapur opsionin e largimit gjatë merkatos së verës:

“Barazimi për ne ishte si humbje, për mënyrën se si shkoi ndeshja. Vora është krijuar me lojtar bazë të rinj. Çdo ndeshje po krijojmë shumë para portës rivale. Kishim mundësi për më shumë gola sot.

Kashari bëri shumë mirë. Ne e kishim lojën në dorë, kishim edhe një lojtar më shumë, nuk kishim pse të uleshim poshtë. Ndonjëherë duhet menaxhim më mirë.

E ardhmja? Mua më pëlqen një ekip sa më i mirë, do më pëlqente skuadër edhe në ndonjë kampionat më të fortë se Superiorja”.   

Poll

Lexo gjithashtu