Një nga duelet që padiskutim merr vëmendjen kryesorë të tifozëve dhe gjithë sportdashësve është përballja mes Flamurtarit dhe Partizanit. Takim ky që është programuar për t’u zhvilluar ditën e dielë në orën 16:30 në Vlorë.
Një përballje që do të jetë shumë delikate. Kjo më shumë për vlonjatët dhe trajnerin e tyre, të cilët aktualisht nuk po kalojnë aspak një moment të mirë në kampionat, teksa ndajnë fundin e klasifikimit së bashku me Bylis me nga 20 pikë.
Në të tilla kushte, fitorja për kuqezinjtë do të jetë mëse e “detyrueshme”, ndonëse çdo rezultat tjetër do të ishte “fatal” për Francesco Morieron. Stoli i tij ka nisur të lëkundet dhe me shumë gjasa “finalja” e tij në krye të Flamurtarit është dueli ndaj Partizanit.
Ndërkohë nga ana tjetër, Flamurtari nuk e njeh fitoren në këtë sezon kundër "Demave". Në dy duelet e fazave të para fitimtar kanë dalë kryeqytetasit.
