Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Askush si Skënderbeu dhe Elbasani, korçarët e verdheblutë “identikë” në sezonin e ri (STATISTIKAT)

Shkruar nga NEWSPORT
Askush si Skënderbeu dhe Elbasani, korçarët e verdheblutë
Elbasani - Skënderbeu, foto nga sezoni i kaluar

Sezoni i ri i futbollit ka “ngritur” siparin prej 4 javësh.  Aktualisht si Superiorja dhe Kategoria e Parë kanë zhvilluar të njëjtin  numër ndeshjesh.

Ekipet kanë nisur të zënë pozicionet e tyre në klasifiim. Por pas 4 javëve 2 ekipe kryesojnë të shkëputura nga ndjekësit me numër të njëjtë pikësh.

Elbasani në Superiore dhe Skënderbeu në Kategorinë e parë kanë arritur të grumbullojmë nga 10 pikë. Të dyja ekipet kanë siguruar nga 3 fitore dhe 1 barazim, duke treguar kështu se në këtë fillim sezoni janë “identikë”, por luajnë në kategori të ndryshme.

Një tjetër detaj që i bashkon skuadrat janë edhe numri i golave të pësuar. Si verdheblutë ashtu edhe korçarët kanë pësuar vetëm 1 gol. Ndërkohë Skënderbeu ka shënuar 7, ndërsa Elbasani 4 gola deri më tani.

Askush si Skënderbeu dhe Elbasani, korçarët e verdheblutë
 
Askush si Skënderbeu dhe Elbasani, korçarët e verdheblutë
 

 

Poll

Lexo gjithashtu