Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Aromë” titulli në Elbasan, Gvozdenoviç: I kënaqur edhe me 1 gol, plani ishte të kapnim Dinamon me kundërsulme

Shkruar nga NEWSPORT

 

“Aromë” titulli në Elbasan, Gvozdenoviç: I
Ivan Gvozdenoviç

Trajneri i Elbasanit Ivan Gvozdenoviç ka folur pas ndeshjes që “Tigrat” mposhtën me rezultatin minimal 1 – 0 Dinamon. Kjo fitore i mundëson skuadrës elbasanase kreun pas 3 javësh me 7 pikë: “Jemi shumë të kënaqur me fitoren dhe pikët. Kemi pasur 3 javë shumë të vështira.

Jam shumë i kënaqur dhe i lumtur jo vetëm nga fitorja, por edhe nga lojtarët nga pankina. Sot ishim pa 4 lojtarë titullarë. Plani ishim të kapnim Dinamon nga kundërsulmet. Sot ishim përbvallë një ekipi të mirë si Dinamo. U gjendëm afër golit të dytë.

Jemi hapur mirë, sidomos pas golit të Bunjakut. Kampionati shqiptar është shumë i vështirë. I kënaqru edhe me 1 – 0. Krosimet e Dinamos ishin të rrezikshme. Bunjaku është lojtar shumë i talentuar, pavarësisht ndeshjes së parë për ne në këtë edicion”.   

Poll

Lexo gjithashtu