Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Alarm” te Vllaznia! Lojtari i formacionit mund të mbyllë sezonin pas dëmtimit me Egnatian, shkodranët në pritje të diagnozës

Shkruar nga NEWSPORT
“Alarm” te Vllaznia! Lojtari i formacionit mund të mbyllë
Vllaznia

Krahas barazimit pa gola në Rrogozhinë përballë Egnatias, Vllaznisë i druhen një shqetësimi serioz të njërit prej lojtarëve më të rëndësishëm të formacionit.

Bëhet fjalë për Lirim Kastratin, i cili la fushën e lojës i detyruar për shkak dëmtimi. Situata u pikas në minutat e fundit të pjesës së parë, ku stafi mjekësor u sinjalizua për një problem fizik të 27-vjeçarit, shqetësime të së cilit e penguan të vazhdonte pjesën e mbetur të takimit.

Pamjet tregojnë se shkalla e dëmtimit është serioze dhe kosovarit mund t’i duhet kohë e gjatë për t’u rikthyer tek shkodranët, të cilët luajnë fatet e fazës së mbetur të kampionatit.

Testet do të përcaktojnë se sa do t’i duhet Kastratit që të rikthehet në gjendje optimale, por për anësorin e gjitha do të jetë luftë me kohën për të mos braktisur në fund ekipin e tij. Një lajm aspak i mirë për trajnerin Edi Martini, i cili duhet të mendojë për alternativa në mënyrë që të mos ndihet mungesa e tij për ndeshjet e radhës.  

Poll

Lexo gjithashtu