Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“4 ditë fantastike, mposhtëm Partizanin dhe Tiranën”, Gvozdenovic "sms" ekipeve të kryeqytetit: Ne jemi Elbasani!

Shkruar nga NEWSPORT
“4 ditë fantastike, mposhtëm Partizanin dhe Tiranën”,
Ivan Gvozdenovic

Elbasani ka fituar në transfertë përballë Tiranës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të të “Abissnet Superiore”. Sfida që u zhvillua në stadiumin “Selman Stërmasi”, përfundoi me shifrat 0-1. Pas këtij dueli ka folur trajneri fitues, Ivan Gvozdenovic.  

“Dëmtimi i Lulajt? Ka pasur goditje, por jo probleme me brinjët, ndoshta bllokim muskujsh, do të mësohet më vonë. Mund të them, nga këto 4 ditë, kemi fituar 2 herë në Tiranë, kundër Partizanit dhe Tiranës. Shumë e vështirë, por punë fantastike e çunave deri tani. Kemi brenda harmoni shumë të mirë dhe të fortë, nga tifozët te lojtarët e presidenti. Ze Gomes e fitoi vetë formacionin, por edhe stafi kishte besim, pasi punoi mirë në stërvitje. Ky ishte një shembull i mirë për ne. Kjo është rruga e duhur, nuk kemi rrugë tjetër, jam shumë krenar për ekipin.

Nuk kemi bërë punë ekstra pasi nuk kishte kohë, por kemi energji pozitive, që pas fitores me Partizanin. Çunat ishin gati në maksimum, kishim 2-3 lojtarë të lodhur si Manellari. Por ky ishte sekreti, një shpirt i madh që do të fitonim në një ndeshje si sot.

Tirana e fitoi pjesën e dytë me 4 mbrapa, ishim përgatitur mirë në ndeshje. E di si është pika e dobët dhe e fortë. Tirana ka një skuadër të mirë, mesfusha dhe sulmi e fortë, por 4 mbrapa ishin pika e dobët, aty ne ishim përgatitur. Me shpejtësi Boye dhe Lajthia, me cilësi Ze Gomes. Goli erdhi pas një krosimi nga Musta, shënoi Ze Gomes. Gjithçka ishte në rregull nga lojtarët, ata janë në fushë, i meritojnë të gjitha. Ky është momenti i Elbasanit, nuk është e lehtë të fitosh me Partizanin dhe Tiranën për 4 ditë. Por ne jemi Elbasani dhe e gjithë merita u shkon çunave”, tha Gvozdenovic.

 

Poll

Lexo gjithashtu