Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

3 ditë para duelit me Tiranën, Vora “mbetet pa" trajner

Shkruar nga NEWSPORT
3 ditë para duelit me Tiranën, Vora “mbetet pa" trajner
Arian Bellai

Vora mori një fitore të rëndësishme ndaj Partizanit diën e djeshme. Skuadra e Arian Bellait triumfoi 1-0 ndaj “Demave” në stadiumin”Vora”, duke marrë kështu një 3 pikësh shumë të vlefshëm.

Por në minutat e fundit të kësaj sfide, Arian Bellai u ndëshkua me karton të kuq. Timonieri i Vorës pati një përplasje me Besar Gudjufin, me arbitrin kryesorë, Albert Doda që nuk e kurseu Bellain dhe i nxori direkt të kuqin.

Kështu do të mungojë në sfidën e ardhshme ndaj Tiranës. Përballje që do të luhet ditën e hënë po në shtëpinë e tyre dhe që është e vlefshme për javën e 20-të të kampionatit. 54-vjeçari nuk do të mund të udheheqë të tijtë nga stoli, por do t’i ndjekë nga tribuna.

Poll

Lexo gjithashtu