Një ndeshje që duhej fituar për objektivin "mbijetesë" dhe Bylisi ia doli. Ballshiotët mposhtën në "Loro Boriçi" me rezultatin 2-0, në kuadër të javës së 34-të në Abissnet Superiore. Pas duelit, ka folur dhe trajneri fitues Mirel Josa.
"Fitorja në Shkodër, shpresë për mbijetesë? Problemi ishte që sot ndeshja ishte për dyja skuadrat jetë a vdekje. Nuk mund të them që ishte e thjeshtë, pavarësisht se ju e patë se si shkoi loja. Pjesën e parë ne e vuajtëm, vuajtëm në mënyrën se si do të fitonim topin, se si do të nxirrnim topin përpara, sidomos nga mbështetja e dy sulmuesve, e cila nuk u bë dot ashtu siç duhet.
Tani fjalë të mira mund të them për skuadrën pas rezultatit, se përndryshe sepse do të kisha folur ndryshe nëse do të kishim rezultat ndryshe. Kështu që fjalët e shumta në këto momente janë fukarallëk, shkoj marr vesh rezultatet e tjera dhe jemi prapë në të njëjtat pozita, kështu që themi se me mënyrën se si djemtë janë futur për të plotësuar detyrat e tyre që unë i kam dhënë na jep njëfarë shprese për vazhdimësi.
Dy javët e ardhshme janë si dy finalet e tjera? Po, dy finale shumë të rëndësishme për ne, por të shohim. Duhet të qetësohemi se dy javët e ardhshme, sepse kemi vetëm për javë, këtë javë mbyllet kampionati.
Kë mendoni se do lini pas? Nuk mund të jap shumë konkluzione në këtë drejtim, thjesht duhet të qetësohem për vazhdimësinë për ndeshjen me Elbasanin.
Erdhët për fitore sot në Shkodër? Normalisht që ishte një rezultat që neve barazimi as nuk na leverdiste fare si në ndeshjet e tjera. Kështu që erdhëm për fitore dhe fati jonë se futbolli ka dhe fate, ju e dini shumë mirë.
7 pikë unë doja që t’i kisha, por jo kundër Vllaznisë, kundër ekipeve rivale që janë për mbijetesë. Por është një gjë që futbolli kështu e ka se fundja ne Vllaznia na ka eleminuar dhe për kupë.
Ju duk vetja si trajner i Vllaznisë pas duartrokitjeve? Të them të drejtën përherë kur vij në Shkodër, vij me kënaqësinë më të madhe qoftë edhe si kundërshtar. Këtë gjë e kam shprehur dhe herë tjetër, që kam qenë si kundërshtar i Vllaznisë. Është qyteti që më ka dhënë, pavarësisht se s’kam fituar shumë, por më ka dhënë kënaqësinë më të madhe për të punuar. I uroj Vllaznisë që të dalë kampion dhe të plotësojë ëndrrën që kanë shumë tifozë këtu”, u shpreh Josa.
