Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

107 vjetori i themelimit të Vllaznisë, FSHF u shkruan publikisht kuqebluve: Krenari e Shkodrës

Shkruar nga NEWSPORT
107 vjetori i themelimit të Vllaznisë, FSHF u shkruan publikisht
Vllaznia

Dita e sotme është mjaft e veçantë për një nga klubet e Superiores. Një nga ekipet më me emër në vendin tonë feston ditën  e themelimit.

Saktësisht është skuadra e Vllaznisë, që feston 107 vjetorin e themelimit. e në këtë ditë mjaft të rëndësishme për të gjithë shkodranët, urimet janë të shumta. Një prej tyre vjen nga FSHF.

Federata Shqiptare e Futbollit nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka uruar shkodranët. Ndërkohë shkruan se Vllaznia është krenaria e Shkodrës.

“107 vite traditë, pasion dhe histori!

KF Vllaznia, krenaria e Shkodrës, një emër i madh i futbollit shqiptar, që ka dhënë shumë për futbollin tonë ndër vite, feston sot 107-vjetorin.

Federata Shqiptare e Futbollit uron klubin e Vllaznisë, stafin, futbollistët dhe tifozët kuqeblu në këtë ditë të shënuar, më dëshirën që të ketë sa më shumë suksese në të ardhmen.

Gëzuar Vllazni”, shkruhet në postimin e FSHF-së.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FSHF (@fshforg)

 

Poll

Lexo gjithashtu