Flamurtari do të luajë sonte kundër Tiranës, ndeshje e vlefshme për javën e 30-të të Superiores. Një përballje për “jetë a vdekje” për të dyja ekipet që synojnë qëndrimin në elitën e futbollit shqiptar. Dhe për të nxitur më shumë lojtarët e vet ka menduar Sinan Idrizi.
Siç raportohet në media, presidenti i vlonjatëve ka vendosur në dispozicion një premio për 100 milionë lekësh, në rast fitoreje ndaj bardhebluve.
Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Andi Ribaj, ndodhen në pozita të vështira, ndaj kreu i klubit kuqezi ka zgjedhur këtë mënyrë për të motivuar të tijtë.
Nga ana tjetër, skuadra e Orges Shehit, do të tentojë të dalë me 3 pikë nga stadiumi i Flamurtarit për të arritur objektivin e mësipërm.
Prej ditësh bardheblutë janë stërvitur intensivisht, duke marrë ngarkesën e nevojshme. Pritet me interes të shihet se do të përfundojë kjo përballje e programuar të mbahet sonte prej orën 19:00.
