Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

BOTA

Vedat Muriqi protagonist, Mallorca kalon në finalen e Kupës së Mbretit

Shkruar nga NEWSPORT
Vedat Muriqi protagonist, Mallorca kalon në finalen e Kupës së
Mallorca është finalistja e parë e Kupës së Mbretit. Skuada ku luan edhe Vedat Muriqi arriti që pas goditjes së penalltive të sigurojnë biletën për në finale, teksa mposhti 5-4 Real Sociedad. Përballja e dytë gjysmëfinale e luajtur në “Reale Arena” nuk prodhoi fitues gjatë kohës së rregullt dhe përfundoi me rezultatin 1-1, teksa në barazim 0-0 kishte përfunduar edhe dueli i parë mes tyre. As koha shtesë nuk prodhoi fitues dhe në këtë mënyrë skuadrat iu drejtuan penalltive. Vedat Muriqi në këtë sfidë hyri si zëvendësues në minutën e 67-të, ndërsa mori përsipër penalltitë e parë të të tijve. Sulmuesi dardan ishte i saktë duke hapour kështu rrugën e kualifikimit për të tijtë. Pas “ruletës ruse” Mallroca siguroi finalen, teksa mposhti 5-4 Real Sociedad. Tashmë skuadra e Muriqit pret të mësojë edhe kudnërshtarin e tyre, teksa Athletic Bilbao dhe Atletico Madrid do të duelojnë mes tyre ditën e enjte. Dueli i parë mes tyre ka përfunduar 1-0 për Bilbaon.
Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7