Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

ZYRTARE/ Do drejtojë në Champions League, Van Bommel ulet në stolin e skuadrës nga Bundesliga

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Do drejtojë në Champions League, Van Bommel ulet në

Mark van Bommel është emëruar trajner i Wolfsburg në Bundesligë për dy vitet e ardhshme. 44 vjeçari hollandez ka pasuar Oliver Glasner në stolin e "Ujqërve", me këtë të fundit që ka kaluar te Eintracht Frankfurt. Në këtë mënyrë ish-lojtari i Barcelonës, Bayern Munich, Milan dhe Eindhoven do drejtojë ekipin edhe në Champions League, me Wolfsburg që u renditën në vendin e katërt në Bundesligë.

"Unë mezi po pres të punoj në VfL Wolfsburg dhe jam i ngazëllyer për vendin tim të ri, njerëzit dhe detyrën që më pret. Idetë dhe perceptimet e atyre që janë përgjegjës në klub janë identike me të miat dhe unë mund të kontribuoj shumë mirë me rrugën që klubi ka marrë", tha van Bommel.

Poll

Lexo gjithashtu