
Teuta do të presë në "Niko Dovana" skuadrën e Granadas të La Liga-s. Spanjollët janë favoritë absolutë për këtë takim, megjithatë trajneri i tyre, Diego Martinez ka shkundur të "tijtë". Në faqen zyrtare të klubit në "Twitter", ai është shprehur:
"Është nder për mua që do të jem trajneri i Granadës në ndeshjen e saj të parë dhe historike në kompeticionet e europiane. Fati e deshi që të luajmë në Shqipëri, ndaj Teutës, një kundërshtari që ka kaluar turin e parë, duke eliminuar një ekip të fortë. Kjo do të thotë shumë.
Di që fitoi ndeshjen e Superkupës në vendin e vet dhe ne do ta vlerësojmë këtë skuadër. Për ne është e rëndësishme që të paraqitemi sa më mirë në Ligën e Europës, të marrim shpërblimin e gjithë asaj pune të jashtëzakonshme që kemi bërë sezonin e fundit".