Humbja e Interit në derbi u duk se do të hapte sërish garën për titullin kampion në Itali, por disafata që Milani pësoi përballë Lazios, ka qetësuar disi zikaltërit pasi hendeku mes vendit të parë dhe të dytë qëndron po 8 pikë.
Kur kanë mbetur dhe 9 javë deri përfundimit të sezonit, presidenti Guiseppe Marotta është i vetëdijshëm për presionin që skuadra e tij po ndjen në këtë fazë delikate, edhe pse beson se një rrëshkitje nga duart e titullit nuk ka gjasa që të ndodhë.
Sipas kreut të zikaltërve, Interi mund të quhet skuadra që duhet mundur në këtë kampionat, teksa nuk i ndalë dhe ironitë kundrejt rivalëve të qytetit.
“Ne jemi lepuri që duhet të ndalet. Është pozicioni më i vështirë ku mund të jesh. Gjithashtu, është po kaq e lehtë që të jesh gjahtar. Por ne jemi kompetitivë dhe të bindur që mund t’ia dalim. Dua të transmetoj optimizëm te skuadra dhe tifozët tanë”, është deklaruar Marotta.
