Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Trajneri i BESËS e ka me arbitrin: Eldorian HAMITI gaboi me dashje, s'luftojmë dot me mullinjtë e erës

Shkruar nga NEWSPORT
Trajneri i BESËS e ka me arbitrin: Eldorian HAMITI gaboi me dashje,

Gugash Magani ka folur pas ndeshjes mes Besës dhe Apolonisë ku fierakët fituan me rezultatin 2-3.

Trajneri peqinas i kavajasve kritikoi ashpër arbitrin Eldorian Hamiti që sipas tij ndikoi drejtëpërdrejtë në këtë takim. Për mediet, 54-vjeçari deklaroi:

"Ne trajnerët në përgjithësi, kur bëjmë gabime vetë, ia hedhim "topin" arbitrimit, por unë nuk jam nga kjo kategori trajnerësh. Faktikisht, kam vite që drejtoj dhe nuk po diskutoj që ishte një arbitrim nga më skandalozët. Po çuditem që një arbitër i FIFA-s të bëjë këto gabime...

Në momente të veçanta mendoj se i bëri me dashje. Duket që diçka nuk shkon dhe kam përshtypjen që na demotivon edhe ne me punën që bëjmë. Më duket se po bëjmë luftë me "mullinjtë e erës". Mirë që kemi hallet tona, që të gjitha ndeshjet po i luajmë jashtë Kavajës, por vjen momenti që arbitri me dashje në 2-3 episode të pengon të shënosh", tha ndër të tjera ai.

Poll

Lexo gjithashtu