Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

VENDI

Kategoria e Parë e mbushur në 'luks', plot 29 tituj kampionë do jenë pjesë e saj vitin tjetër

Shkruar nga NEWSPORT
Kategoria e Parë e mbushur në 'luks', plot 29 tituj

Kategoria e Parë prej disa vitesh mbart në gjirin e vet disa emra legjendarë të futbollit tonë. Në sezonin që u mbyll ishte Tirana që mbante në shpatulla 24 kampionate ndërsa në vitin që vjen do jetë Vllaznia që e ka fituar kampionatin kombëtar plot 9 herë. Por jo vetëm kuqeblutë do jenë pjesë e kësaj kategorie pasi këtu prej vitesh 'dergjet' edhe një tjetër emër legjendë si Dinamo.

All - Paragraf - 3

Blutë kanë plotë 18 tituj të fituar gjatë historisë së tyre. Me këto trofe ata bëjnë një pjesë të mirë të futbollit shqiptar. Po ashtu në Kategorinë e Parë është rikthyer edhe Elbasani. Verdheblutë e kanë fituar 2 herë kampionatin shqiptar. Pra luksi duket se do jetë i madh në Kategorinë e Parë ku do jenë plot 29 kampione kombëtare.

Duke iu shtuar ekipeve të sipërpërmendura edhe skuadra si: Besa, Apolonia, Lushnja apo edhe Tomori, kjo kategori pritet të japë të njëjtin rivalitet dhe garë si Superliga.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7